Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar togeri në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi bëri të ditur se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi shëndetësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte R.G., 69-vjeçar nga fshati Mohlan.

Ndërkohë, dëshmitarët e rastit prapa kamerave të televizionit Tëvë1 theksuan se R.G., ka qëndruar nga dje para lokaleve në këtë rrugë, ndërsa sot e kanë parë policinë në vendin e ngjarjes.

VIDEO BONUS: Pamje magjepse nga Rugova e Pejës