Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar në Prishtinë

Pak më herë Ballkani.info raportoi për një vrasje të dyshimt në Prishtinë.

Zëdhënjësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se një person i moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, përgjatë mbrëmjes së të dielës.

Ajo tha se policia e ka klasifikuar atë si “vdekje të dyshimtë”.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 64 vjeç”, tha ajo.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shtoi tutje Ahmeti.