Modelja Kasia Lenhardt ka vdekur në moshën 25 vjeçare.

Modelja Kasia Lenhardt ka ndërruar jetë, shkruan Bildt.

Modelja vdiq të martën në moshën 25 vjeçe, duke lënë pas një djalë.Image

E lindur në Poloni, ajo u bë e njohur më 2012 për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e modeleve të Heidi Klum, “Germany’s Next Top Model”.

Kasia arriti të renditet e katërta në sezonin e shtatë. Kasia Lenhardt ishte së fundmi e komentuar në publik për lidhjen e së saj me yllin e futbollit Jérôme Boateng.

Ndarja e të dyve u njoftua më 2 shkurt.Image

Policia ende nuk ka dhënë detajet e vdekjes së saj, por deklaruan se nuk kishte  prova të neglizhencës nga palët e treta kur ajo vdiq.