Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Pasditen e së dielës, një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 14:25.

Ai ka thënë se viktima është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vlashnje në Prizren.

“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me pistoletë e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë”, ka thënë Bytyqi.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë për ekzaminime të mëtejme.