Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës.

Policia rreth orës 11:00 ka pranuar informatë për një vdekje të dyshimtë në lagjen Veternik.

Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente të një vetëvrasje të mundshme, por policia me kujdes po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo gjithashtu tha se policia po ndërmerr hetimet e duhura forenzike dhe të ekzaminimit që dërgojnë në sqarimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha Ahmeti.