Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Me të marrë informacion në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet policore si dhe ekipi mjekësor.

Nga an e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G, mashkull 35 vjeç është pa shenja jete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se aktualisht policia në koordinim me prokurorinë kanë filluar hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast.