Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan ballkani.info

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Ajeti”, rreth orës 15:00.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Uran Ajeti”, Prishtinë 09.11.2020 – 15:00. Raportohet se në rrugë, pa shenja jete është gjetur viktima m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.