Prishtinë

Gjendet një mjet shpërthyes në Prishtinë, e shpërthen policia

Një person ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës të cilët e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.