Nje mjet i dyshimtë shpërthimi është gjetur sot në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka bërë të ditur se mjeti i dyshuar është tëhequr nga vendi i ngjarjes.

“Për një mjet të dyshuar është raportuar në fsh. Vaganicë pas sigurimit të vendit të ngjarjes, më pas mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti i deminimit”, tha Zahiti.