Gjendet një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badocit

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer teksa po peshkonte në Liqenin e Badocit.

Për rastin është njoftuar polcia, ndërs njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER/Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.