Të shtunën në Klinë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Volljak të Klinës, ku një person ka raportuar në polici se në fushë ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së ka bërë tërheqjen në mënyrë të sigurt.







