Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ryshfet.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Leotrim Gashi.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku për ta pyetur lidhur me arrestim e zyrtarit të tij.

Çeku tha se i posedon të gjitha informatat por së pari çështje duhet të sqarohet nga policia.

“Është çështje e policisë. Unë i kam krejt informatat, kur ata i sqarojnë rrethanat mandej flasim edhe ne politikanët”, tha ai.