Gjendet një makinë e shkrumbuar në Shkodër

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:15 të mëngjesit. Mjeti ishte parkuar në rrugicën e Vajgurit, ndërsa ai është shkrumbuar totalisht nga flaket.

Nga të dhënat e para dyshohet është zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që bashkë me të demtuara jane edhe dy mjete te tjera te djegura.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.