Gjendet një kafkë e njeriut në Nobërgjan të Pejës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se gjatë ditës së djeshme në fshatin Nobërgjan të Pejës është gjetur një kafkë njeriu.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti për Krime Lufte, të cilët kanë bërë tërheqjen e kafkës, ndërsa punimet janë ndërprerë.

“Fsh. Nobërgjan , Pejë 27.03.2021-14:10. Është raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat është hasur në një kafkë të njeriut. Njësiti kompetent ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës ndërsa punimet janë ndërprerë.”