Gjendet në mjet shpërthyes në Podujevë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Livadicë, Podujevë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia bën të ditur se njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësit për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30.