Gjendet në mal burri nga Skënderaj, ishte zhdukur para dy ditësh

Një burrë nga Komuna e Skenderajit ishte lajmëruar i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 me datë 24.04.2021 dhe nga ajo kohë nuk ishte parë.

Mirëpo, familjarë të tij kanë konfirmuar se ai është gjetur diku në mal, shkruan “Jepi zë”.

“Durmishi, i lajmëruar më herët si i humbur, u gjind shëndosh”, ka shkruar një familjar.