Gjendet në banesën e një të mituri, fëmija i zhdukur para dy ditësh

Policia e Kosovës ka gjetur një fëmijë, i raportuar si i zhdukur nga familjarët.

Fëmija është gjetur në banesën e një të mituri, teksa nga policia rasti është cilësuar si “Person i Zhdukur-Gjetje&Dhunim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM Lipjan 07.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur  mashkull kosovar pasi në banesën  e tij është gjetur viktima  fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje.