Sot rreth orës 12 në fshatin Vrellë të komunës së Istogut është gjetur një mjet shpërthyes.

Derisa vendi është rrethuar me shirita policor, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Indeks ka bërë të ditur se për momentin nuk shfaqet ndonjë rrezik për banorët e asaj ane dhe se janë në pritje të njësisë për deminim të vijnë e të largojnë mjetin.

“Sot rreth orës 12:20 minuta policia është informuar se në fshatin Vrellë është has në një mjet shpërthyes. Njësitet relevante të policisë kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë njoftuar njësit për deminim dhe janë në pritje të tyre”, tha Rugova.

Pamje nga vendi i ngjarjes: