Gjendet kufoma e djegur e personit që u zhduk tri ditë më parë në Ferizaj

Sot në fshatin Kishnapole të Ferizajit është gjetur trupi i pajetë i të riut nga Ferizaj, i cili ishte zhdukur tri ditë më parë.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet në Prokurori se i riu me inicialet Sh.B. emër i njohur për redaksinë është gjetur para një ore, i vrarë dhe i djegur.Dorasi që dyshohet se e ka krer këtë vepër është arrestuar nga policia bëjnë të ditur burimet nga Prokuroria. I dyshuari me inicialet T. L. (emër I njohur për redaksinë e ka pranuar kryerjen e veprës penale)

Mësohet se motivi i kryerjes së këtij akti ka qenë për shkak të përfitimit të dobisë pasurore.