Gjendet i vdekur roja i një fabrike në Rahovec

Një roje i një fabrike në Hoçë të Madhe të Rahovecit është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

I ndjeri i cili kishte kryer sigurinë në këtë fabrikë është gjetur nga pronari i saj.

Rasti është konfirmuar për reporterin edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i fabrikës. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës “Fatmir Commerc” që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi I pajetë dërgohet në IML-e për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.