Gjendet i vdekur një polic në Pejë

Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete në në rrugën “Ker Sadrija”, në qytetin e Pejës.

Në raportin policor thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dal të gjitha njësit përkatëse dhe trupi i zyrtarit policor është për dërguar për obduksion.

“Rr. Ker Sadrija, Pejë, 01.03.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull/kosovar zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.