Jarinje

Gjendet i vdekur një polic në Jarinje

Një Polic i Kosovës është ndarë nga jeta sot gjatë kohës që po shërbente në detyrë në pikën kufitare në Jarinje.

Kjo është konfirmuar  nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Polici R.S u gjet pa shenja jete nga Policia e Kosovës rreth orës 7 të mëngjesit. Me shumë mundësi është vdekje natyrore”, tha Elshani.

Ai tutje tha se nuk ka ndonjë dyshim për rrethana tjera të vdekjes dhe se trupi i policit është dërguar në IML për autopsi.

I ndjeri kishte shërbyer si pjesëtarë i NJSI-së së kufirit.