Vdekje

Gjendet i vdekur një person në Shtime

Në rrugën e një fshati të Shqimes është raportuar se është gjetur një person pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë, ndërkaq njësitë policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, njofton policia. Pasi kanë parë viktimën, është konstatuar vdekja e personit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar.