Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, derisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, ka gjetur një person pa shenja jete

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Lubinje e Ulët në Prizren, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Një pjesëtar i PK-së derisa ishte duke udhëtuar me automjet kishte gjetur një person pa shenja jete. Njësit përkatës dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës”, theksohet në raportin e policisë.