Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Mësohet se viktima është një shtetas i huaj.

Prokuroria Themelore, ka konfirmuar se prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës”.