Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.