Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur i vdekur dje në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori.

“Pejë 22.06.2023 – 21:08Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.