Gjendet i vdekur një person në një veturë në Prishtinë

Numri i vdekjeve të dyshimta në vendin tonë vazhdon të mbetet shqetësues. Një rast i tilllë është raportuar edhe dje në Policinë e Kosovës.

Burime brenda Policisë bëjnë me dije se dje në rrugën “Xheadin Kurbaliu” në Prishtinë derisa një person ishte në një veturë si pasagjer, ka ndërruar jetë.

Sipas të njëjtave burime, ende nuk dihen rrethanat, por se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët.

Lidhur me këtë rast Sinjali mëson se është intervistuar shoferi i kësaj veture, por që ende nuk ka më shumë informacione.

Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.