Një person është gjetur i vdekur në një livadh në Gorazhdevc të Pejës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në një livadh, ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.







