Gjendet i vdekur një person në lokalin e tij në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij.

Në raportin e Policisë thuhet se familjaret e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK.

“HETIM MBI VDEKJEN – Gllogoc 06.07.2022 – 11:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur dyshohet pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij. Familjaret kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.