Policia e Kosovës ka raportuar sot për një vdekje të dyshimtë në Lipjan,.

Sipas raportit policor, një person është gjetur i shtrirë në skajin rrugës, ku ekipi i urgjencës e ka dërguar në QKUK dhe ka konstatuar se ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar për një person mashkull kosovar të shtrirë skaj rrugës, ekipi i urgjencës e ka dërguar në QKUK. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.