Një person është gjetur i vdekur në Lipjan.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shteti dhe trupi i pajetë për obduksion.

“Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.