Lajmi I fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Nga kjo zyrë kanë shtuar se personi në fjalë është B.K. i lindur në vitin 1945, dhe pati vdekje natyrale.

“Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar, për këtë rast është  njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, thuhet në njoftim.