Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30.

“Në vend të ngjarjes është konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.