Vdekje

Gjendët i vdekur një burrë afër një objekti në Viti

Një person është gjetur i vdekur afër një objekti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti nga ana e policisë është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.