Një person i moshës 54-vjeçare është gjetur i vdekur brenda një ordinance dentare në Prizren. Sipas Policisë, dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me varje.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ‘Kiseri dent’ e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.”, ka thënë Bytyqi.

BONUS VIDEO: Bali Muharremaj thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet atdheut sërish: Do të jemi i pari në front