Gjendet i vdekur në rrugë një person në Prizren

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur ditën e djeshme në Prizren.

Policia e Kosovës ka treguar me anë të raportit 24 orësh se viktima është gjendur pa shenja jete, i shtrirë në rrugë.

Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.