Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli reperi i njohur

Shock G, reperi i njohur për këngën e tij hit “The Humpty Dance” dhe punën e tij me Tupac Shakur, ka vdekur.Legjenda e repit u gjet i vdekur të enjten në një dhomë hoteli në Tampa … sipas babait të tij, Edward Racker, shkruan TMZ.

Është thënë që shkaku i vdekjes është i paqartë por nuk kishte shenja të traumës. Babai i Shock thotë se autoritetet do të kryejnë autopsinë.

Shock G ishte reperi kryesor për grupin pionier të hip hopit “Digital Underground”.

Shock ishte i njohur edhe për bashkëpunimet e tij me 2Pac … ai është paraqitur në këngën e Pac të vitit 1993, “I Get Around” dhe ai ishte një nga producentët në albumin debutues solo të Tupac në vitin 1991, të titulluar “2Pacalypse Now”.

Në fakt, Shock G ndihmoi në prezantimin e 2Pac në botën e muzikës … 2 Pac ishte një anëtar i “Digital Underground” kur u shfaq në këngën dhe videon muzikore të grupit, “Same Song”, për punën e tij të parë të publikuar në vitin 1991.

Shock G lindi dhe u rrit në Bregun Lindor, por ai përfundimisht u vendos në Oakland, ku formoi grupin “Digital Underground” në fund të viteve 1980 me Chopmaster J dhe Kenneth Water.

Përveç punës së tij me 2Pac, Shock G prodhoi këngë për Dr. Dre, Prince dhe KRS-One.

Shock G ishte 57 vjeçar.