Gjendet i vdekur në bagazhin e veturës reperi i njohur

Reperi Brian Trotter, i njohur nga të gjithë si “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

Pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.

Ky i fundit është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Sipas autopsisë, Trotter është qëlluar disa herë për vdekje.

Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës.