Gjendet i vdekur 47 vjeçari i zhdukur nga Peja

Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, pas 10 ditëve i zhdukur, është gjetur sot i vdekur.

Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet.

Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset.

Aty e ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin dhe që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe vëllau i tij dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.