Njofton Policia

Gjendet gruaja nga Drenasi që ishte raportuar e zhdukur

Policia e Kosovës konfirmon se është gjetur e në gjendje të mirë shëndetësore 39 vjeçarja nga Drenasi që u raportua e zhdukur me datën 27 tetor.

Policia tha se “hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.

Aktualisht hetuesit policor  po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.

Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.