Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Deçan

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Deçan.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Deçan 03.03.2022 – 10:06. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e sajë viktima femër kosovare. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.