Gjendet e vdekur një femër në Istog, Policia nis hetimet

Dje në mëngjes në Istog është gjetur pa shenja jete një femër.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Istog, 02.08.2021-07:00-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në raport.