Gjendet drogë në Burgun e Dubravës, policia nis hetimet

Një sasi e lëndëve narkotike është gjetur brenda Burgut të Dubravës, me këtë rast policia e rajonit të Pejës ka ndërhyrë dhe është duke e hetuar rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka thënë se ndërhyrja e policisë është bërë pasi stafi i burgut ka njoftuar për sasinë e gjetur të narkotikëve brenda burgut.

“Me kërkesë të stafit të Burgut të Dubravës të cilët i kanë zbuluar katër raste dhe kanë gjetur një sasi të lëndëve narkotike. Policia ka iniciuar katër raste të cilat janë duke u hetuar për të mësuar se si ka ardhur deri tek futja e substancave brenda burgut”, ka thënë Ibra për Gazetën Express.