Gjendet Agim Veliu pasi u shpallë në kërkim nga opozita, po shtron rrugë me Abrashin dhe Rudarin!

Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse i njëjti ka munguar në seancë.

Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu vendosi edhe një fotografi të tij në vendin ku ulet, derisa u kërkoi të gjithë atyre që e shohin, t’i tregojnë ministrit se e ka obligim ligjor që të raportojë në Kuvend.

E gjatë kohës, sa kuvendi mbante seancë, Veliu ishte në Podujevë në përkrahje të kandidatit të LDK’së për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit. Ai po ashtu mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Madje, gjatë kohës sa ai mbante fjalim, është penguar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje atje, të cilët kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.