Gjendet 11-vjeçari nga Malisheva që kishte humbur

Është gjetur 11 vjeçari nga komuna e Malishevës i cili ishte raportuar si i humbur.

Në rrjetin social Facebook, në faqen Fshati i Bardh është publikuar një foto, me ç’rast është bërë e ditur se 11 vjeçari është gjetur shëndosh e mirë.

Po ashtu, është bërë e ditur se deri në orët e vona ishte kërkuar fëmija, derisa ai ishte gjetur në territorin e fshatrave Duhël-Carralev.

““Gjindet Blerimi shëndosh e mir gjindet në teritorin Duhël – Carralev , Faliminderit të gjithëve per gjithqka , Faliminderit BashkFshatarve të cilete kan kerkuar deri në orët e vona, po ashtu Faliminderit për Policin e Kosoves , Faliminderit Bledi Kavaja i cili na ka orientuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim”, bëhet e ditur në faqen Fshati i Bardh.