Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte mbrëma në Prizren, atje babë e bijë kanë vdekur.

Gazeta Metro ka mësuar se babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, më saktë në lagjen e njohur “Durmish Asllano”.

Policia e Kosovës ka arritur rreth orës 19:00 në vendin e ngjarjes dhe tani po merret me rastin.

Ndryshe, Policia nuk ka dhënë akoma informata në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prizren.

Ballkani.info pas pak do sjellë detaje shtesë në lidhje me rastin.