raporton policia

Gjenden substanca narkotike në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Një oficer korrektues ka njoftuar se në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka gjetur substanca narkotike

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ku oficeri korrektues ka bërë të ditur se në oborrin e Qendrës Korrektuese ka gjetur substanca narkotike, ndërkaq nuk dihet cila është sasia e narkotikëve të gjetur

“Një mashkull K/Shqiptar oficer korrektues ka informuar se pran qendrës korrektuese, se në oborr kishte gjetur një sasi të vogël substancë narkotike ( sasia nuk është përcaktuar)”, thuhet në raportin e PK’së.

Substanca e dyshuar është konfiskuar nga njësiti policor i hetuesisë.