Policia e Kosovës

Gjenden rreth 260 bimë kanabis në Podujevë

Të enjten rreth orës 13:30, policia ka gjetur rreth 260 bimë të llojit kanabis në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar.

“Podujevë  28.09.2023 – 13:30. Është raportuar se janë gjetur disa bimë të kanabisit të dëmtuara të cilat kanë qenë të mbjella në një hapësirë rreth dy ari tokë, në sasi prej rreth 260 bimë të llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar”, thuhet në raportin e Policisë.