Gjenden para të falsifikuara në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, është raportuar se është gjetur një kartëmonedhë e falsifikuar, në vlerë prej 500 euro

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në polici se në lokalin e saj ka pranuar nga një klient monedhën në vlerë prej 500 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.